Mbi 16 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në botë ka tejkaluar 16 milionë transmeton Kosova Post.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani janë diagnostikuar 16.020.149 persona me COVID-19.
SHBA është shteti me numrin më të madh të rasteve, me gjithsej 4.264.689 persona të infektuar.
Pas SHBA-së vijnë Brazili (2.348.200), India (1.364.475), Rusia (806.720), Afrika e Jugut (421.996), Meksika (378.285), Peru (375.961), Kili (341.304), Spanja (319.501), Mbretëria e Bashkuar (297.914), Irani (288.839), Pakistani (271.887), Arabia Saudite (264.973), Italia (245.590) dhe Kolumbia (233.541).
Në Turqi deri më tani janë konfirmuar 224.252 raste pozitive me koronavirus.
Që nga shfaqja e parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në pothuajse në gjithë botën.
Rreth 644 mijë persona kanë humbur jetën nga ky virus, ndërsa rreth 9,8 milionë janë shëruar. (AA)