Mbi 10 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 10.183.
Një ditë më parë është shënuar numër rekord i infektimeve, ku për 24 orë 1,765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Deri tani të shëruar nga koronavirusi janë 106.278, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,291 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.