Të fundit

Mbështetje për bizneset në fshatra – komuna ndanë 3.5 milionë dinarë grante për zhvillim ekonomik në zonat rurale

Sot kryetarja Ardita Sinani ka shpërndarë grantet për ndërmarrjet që veprojnë në fshatra, një mbështetje financiare prej 3.5 milionë dinarësh e mundësuar nga Ministria për kujdes ndaj fshatit.

Këto fonde synojnë fuqizimin e bizneseve rurale, rritjen e kapaciteteve të tyre dhe krijimin e më shumë mundësive për zhvillim ekonomik në zonat e komunës së Preshevës

„Falënderoj Zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal për punën e palodhshme, veçanërisht Blerimin për kontributin e tij të rëndësishëm në sigurimin e këtij projekti. Ky është edhe një dëshmi e përkushtimit tonë për të forcuar ekonominë lokale dhe për të mbështetur sipërmarrësit tanë“ ka deklaruar kryetarja Ardita Sinani