Shqipëri

Mbërrijnë në Tiranë 6 ambulancat nga Turqia, dhuratë për Forcat e Armatosura

Gjashtë ambulancat si pjesë e grantit turk për Emergjencat Civile të Forcat e Armatosura kanë mbërritur në Shqipëri dhe do të jenë gati për punë. Ambulancat kanë ardhur në rrugë tokësore nga Turqia dhe ndodhen tek Emergjencat Civile në Tiranë, ku ditën e hënë pritet të bëhet prezantimi i tyre nga qeveria.

Granti i Turqisë me flotën e re të ambulancave erdhi si pjesë e fondeve për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit dhe janë dhuruar për Emergjencat Civile. Ambulancat kanë të vendosur logon e Forcave të Armatosura, të parat që kanë një të tillë.

Ndërkohë ditë më parë mbërritën nga Stambolli në Shqipëri përmes ‘Lasgushit’ 4.5 ton pajisje mjekësore për situatën ndaj koronavirusit, ku përfshihen maska, doreza, veshje dhe aparatura.