Lajme

Mbahet mbledhja e parë e grupit të ri parlamentar të LDK-së.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas certifikimit të rezultateve, sot është takuar me deputetët e posazgjedhur të LDK-së të cilët do të jenë përfaqësues të popullit në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari Mustafa i uroi deputetët e rinj dhe i njoftoi për rrjedhën e bisedimeve me LVV-në, prioritetet e LDK-së gjatë këtij mandati dhe sfidat për krijimin e një koalicioni të ri qeverisës.

Ndërkohë z. Abdulla Hoti njoftoi se në këtë mbledhje të parë të grupit parlamentar të LDK-së u diskutua për zhvillimet e fundit, dhe se ky subjekt mbetet i përkushtuar për të krijuar vetëm institucione stabile, në përputhje me kushtetutën, të cilat do të realizojnë programin qeverisës të dakorduar.