Lajme

Mbahet mbledhja e 10-të e Këshillit Komunal

I udhëhequr nga kryetari komunes Shqiprim Arifi është mbajtur sot mbledhja e radhës e Këshillit Komunal. Të gjitha pikat e parapara u shqyrtuan dhe u miratuan, ndërsa më të rëndësishmet ishin:

1. Vendimi mbi hapjen e nëndegës së biblotekës “Mehmet Jusufi” në fshatin Raincë.

2. Vendimi mbi dhënjen në shfrytëzim të një pjese të hapsirës nga objekti multifunksional në fshatin Raincë për nevojat e Entit Parashkollor: “8 Marsi” në Preshevë dhe

3. Shqyrtimi dhe miratimi mbi dhënjen e pëlqimit të raportit për ndarjen e mjeteve për subvencionet në bujqësi për vitin 2019.