Bota

Masa të reja në Europë antiCOVID-19

Që prej sot, mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme në të gjitha vendet e mbyllura publike të territorit francez.

“Një detyrim ky, ndërkohë që vatra të tjera infeksioni janë zbuluar, rreth 400-500”, sipas ministrit francez të Shëndetësisë.Ata që nuk zbatojnë këtë rregull gjobiten me 135 euro.

Ndërkohë, në plazhet e bregdetit të Atlantikut, pushuesit janë të shumtë dhe metri i distancës rregullatore nuk respektohet gjithmonë.Përtej Pireneve, në Katalonjë, autoritetet u kërkojnë banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Në Barcelonë, kinematë, diskot dhe palestrat janë urdhëruar të mbyllen.

Nëse situata nuk përmirësohet brenda dy javësh, një kufizim i plotë mund të rivendoset.Në Greqi, popullsia e ka të detyrueshme mbajtjen e maskës në disa vende të mbyllura publike, siç janë në supermarketet.

Në Austri, autoritetet kanë forcuar kontrollet e tyre kufitare, si nga toka ashtu edhe nga ajri. Fluturimet nga disa qytete të Europës Lindore si Bukureshti apo Sarajeva janë ndaluar.