Marsh senzibilizues mbi kancerin e gjirit në Preshevë, ftohen gratë për pjesëmarrje dhe senzibilizim
Marsh senzibilizues mbi kancerin e gjirit në Preshevë, kryetarja e forumit të gruas të PDSH-së Albina Azizi fton gratë për pjesëmarrje dhe senzibilizim
Përshëndetje për nënat, gratë, femrat
Pasi që jemi në muajin Tetor dhe siç e dimë është ky muaji ku duhet të mblidhemi të gjitha së bashku ta përkrahim njëra tjetrën drejt ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit .
Andaj ju ftoj që të marrim pjesë sa më tepër gra/nëna e vajza të Dielën më datë 27.10.2024 në marshin e organizuar nga Zyra për të rinj dhe forumet e grave të të gjitha partive politike në Preshevë.
Marshi fillon ora 15:00 nga Qendra e Qytetit drejt Shtëpisë së Kulturës.
Është koha që njëherë e përgjithmonë të bëhemi bashkë për gjininë më të ndjeshme, gjininë femrore.
Të gjitha ne kemi një rol në këtë luftë.Të informohemi,të bëjmë kontrolle të rregullta dhe të ndihmojmë ato që kanë nevojë për mbështetje .
Ju faleminderit
Albina Azizi