Marrëveshja për qeverisjen e re lokale pritet të nënshkruhet të dielën
Takimi katërpalësh i filluar mbrëmë në orën 21:30 në zyrët e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, ka përfunduar pas bisedimeve pesëorshe.
Bisedimet për formimin e qeverisjes së re në Preshevë mes PDSH, PVD, LR dhe UDSH, kanë mbetur të finalizohen me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Pas pesë orëve bisedimesh mes bllokut katërpalësh është arritur të dakordohen për pozitat kryesore të qeverisjes lokale në kuadër të Komunës së Preshevës dhe ndarjen e ndërmarrjeve publike ku themelues është Kuvendi i Preshevës.
Sipas informacioneve tek të cilat ka arritur PreshevaPRESS, në takimin që zgjati rreth pesë orë, ka pasur tensionime të kohpaskohshme të bisedimeve por në fund është arritur pajtueshmëria për dakordim.
Marrveshja përfshinë ndarjen e mandatit të kryetarit të Preshevës me nga dy vite mes PVD dhe PDSH. Dy vitet e para Komunën e Preshevës do ta udhëheqë Ardita Sinani, derisa vitin e tretë dhe të katërt të mandatit do ta udhëheqë Ragmi Mustafa.
Njejt sikurse pozita e kryetarit të Komunës, edhe funksioni i zavendëskryetarit të Komunës së Preshevës dhe koordinatori i Zyrës për të rinj, do të ndahet me rotacion. Dy vitet e para të mandatit postin e zavendëskryetarit të Prehsevës do ta mbaj Ragmi Mustafa derisa koordinatori i Zyres për të rinj do të i takojë PavD-së. Dy vitet e fundit të mandatit postin e zavendëskryetarit të komunës do ta mbaj Ardita Sinani derisa koordinatori i Zyres për të rinj do të i takojë PDSH-së.
Në postin e kryetarit të Kuvendit komunal në mandat katërvjeçar do të zgjidhet Sami Salihu, derisa funksionin e zavendësit të tij do të e ushtrojë një këshilltarë nga radhët e PDSH-së. Sekretari i kuvendit do të i takojë LR-së kurse zavendësi i sekretarit të Kuvendit do të zgjidhet nfa radhët e PDSH-së.
Në vazhdim ndarja e pozitave dhe funksioneve:
Kryetari 2+2 – PVD / PDSH
Zv.kryetari 2+2 – PDSH / PVD
Zyra per te ri 2+2 – PVD / PDSH
Këshilli komunal:
PDSH 3 anëtarë
PVD 2 anëtarë
LR 3 anëtarë
Një ndihmës kryetar i komunës PVD
Një ndihmës kryetar i komunës LR
Kryetari kuvendit – LR
Zv.kryetari kuvendit – PDSH
Sekretari kuvendit – LR
Zv.Sekretari i kuvendit – PDSH
Kryeshefi i administrates – LR
Zv.kryeshefi i administratës – PDSH
Avokati i komunes – PDSH
Drejtorati për financa – LR
Drejtorati për urbanizëm – LR
Drejtorati për veprimtari publike – LR
Drejtorati për punë komunale, ndërtimore dhe banesore – PDSH
Fondi per qellime humanitare – PDSH
Administrata lokale tatimore – PVD
Drejtorati i inspekcionit – PVD
Moravica – PVD
Qendra sportive – PVD
Sh.Kultures – PDSH
Biblioteka – LR
Qendra sociale – LR