Lajme

Marinsat amerikanë, stërvitje me Forcat Speciale Shqiptare

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Ambasada Amerikane në Tiranë tregon bashkëpunimin mes marinsave amerikanë dhe Forcave Speciale Shqiptare, gjatë një sesioni trajnimi 2-javor.

“Kjo mundësi shërbeu si një trajnim për forcat shqiptare përpara nisjes së tyre në Afganistan, si pjesë e misionit të NATO-s”, shkruan ambasada.

Postimi i plotë

Forcat e Operacioneve Speciale të Marinës së Shteteve të Bashkuara bënë një stërvitje të përbashkët luftimi me Forcat Speciale Shqiptare në fshatin e stërvitjes urbane në bazën e Forcave Speciale dhe Komando, në rrethinat e Tiranës. Kjo mundësi dy javore shërbeu si një trajnim për forcat shqiptare përpara nisjes së tyre në Afganistan, si pjesë e misionit të NATO-s.