Marigona Geci i lutet sërish Kurtit: Që ke Zot, fe e atdhe ktheje Agim Veliun në Qeveri
Deputetja e LDK-së, Marigona Geci i është lutur sërish kryeministrit Kurti që ta tërheqë prapa vendimin për Agim Veliun në mënyrë që koalicioni qeverisës të vazhdojë punën.
Geci i ka thënë Kurtit, se me këtë vendim nuk do të turpërohej por vetëm do të forcohej edhe më shumë.
“Si nënë, bijë e një shtëpie prej më të mëdhave në Kosovë dua të të lutem për hir të gjakut të familjes Jashari, atyre që ranë për liri, për hir të fëmijëve tanë, të lutem tërhiqe vendimin për shkarkimin e Veliut. Që ke zot, fe e atdhe, të lutem tërhiqe atë vendim. As nuk ligesh, as nuk marrohesh, por vetëm forcohesh”, është shprehur ajo, shkruan Reporteri.net.