Maqedoni e Veriut, 32 viktima dhe 708 raste të reja me Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veritu nga 7.174 teste të kryera janë regjistruar 708 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 315 vetëm në Shkup.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 573 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 32 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 179.587 raste, prej të cilëve 158.441 janë shëruar, kurse 6.045 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 15.101raste aktive me virusin korona.