Maqedoni

Maqedoni e Veriut: 10 viktima dhe 792 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 9.270 testime për Covid-19, prej të cilëve 792 raste kanë rezultuar pozitive, transmeton Alsat. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 viktima dhe 104 të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1.055.312 testime, prej tyre kanë rezultuar pozitive 161.359. Prej tyre, 150.774 pacientë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.542. Numri i rasteve aktive është 5.043.