Manchester United bën mrekullinë në ‘Parkun e Princave’ ndaj PSG-së, kalon në çerekfinale
Manchester Unitd ka bërë një ndeshje shumë të madhe ndaj PSG-së, duke fituar 3-1, dhe duke kaluar tutje në çerekfinale.
United pa dhjetë lojtarë të ekipit së parë arritën ta përmbysin rezultatin nga ndeshja e par 3-0.
Ndeshja filloi praktikisht me gol, pas një gabimi skandaloz, ku përfitoi Romelu Lukaku, i cili e kaloi edhe portierin Gianluigi Buffon për të shënuar për 1-0.
Pjesa e dytë ishte e qetë deri në momentet e fundit.
Di Maria, Bernat e Mbappe provuan të shënojë golin e qetësisë, por pa sukses.
Në minutën e 90-të një goditje e bukur e Dalot u ndal me dorë nga Kimpembe dhe gjyqtari Skomina tregoi në pikën e bardhë.
Nga penalltia ishte i saktë Rashford për 3-1.