Manchester City me 10 futbollistë e përmbysë Schalken
Manchester City me 10 futbollistë ia ka dalë ta mundë me përmbysje 3:2 Schalken, në ndeshjen e 1/8 së finales mes tyre në Ligën e Kampionëve, të mërkurën në Gelsenkirchen.
Leroy Sane dhe Raheem Sterling e përmbysën rezultatin nga 1:2 në 3:2, përkundër se Manchester City po luante me një lojtar më pak që prej minutës së 68-të, kur Nicola Otamendi u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë, raporton Gazeta Express.
Sergio Aguero e kaloi Man Cityn në epërsi pas vetëm 18 minutave lojë, duke dhënë përshtypjen e një dominimi të pritshëm të vizitorëve.
Por, Schalkes iu deshën vetëm shtatë minuta në fund të pjesës së parë për ta përmbysur rezultatin falë dy penalltive.
Nabil Bentaleb realizoi dy herë nga penalltia për t’i dhënë vendasve epërsinë prej 2:1.
Pjesa e dytë nisi edhe më keq për kampionin e Anglisë, pasi Nicolas Otamendi mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja në minutën e 68-të.
Megjithatë, Leroy Sane dhe Raheem Sterling tronditen Veltins Arenan, duke e rikthyer rezultatin në favor të skuadrës së Pep Guardiolës.
Sterling e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 85-të dhe vetëm pesë minuta më vonë, Sane shënoi për 3:2, duke i dhënë Ciyt epërsinë e kërkuar për ndeshjen e kthimit pas tri javësh në Etihad.