Lajme

Mali i Zi, vendi me numrin më të lartë të të infektuarve në rajon

Mali i Zi është vendi i fundit në Evropë që regjistroi rastin e parë me koronavirus (17 mars) dhe i pari që nuk pati asnjë rast të ri për 28 ditë rresht (dy cikle të inkubacionit). Kjo është arsyeja pse fundi i epidemisë në këtë vend u shpall më 2 qershor.

Në atë periudhë (17 mars – 4 maj), u regjistruan 324 raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, dhe nëntë viktima.

Pas kësaj, rasti i parë u regjistrua më 14 qershor dhe deri më 16 korrik, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 1,582. Numri i rasteve aktive me COVID-19 është rritur shpejt, pas analizimit të 2,000 mostrave të ardhura nga Gjermania, nga të cilat dolën pozitivë 475.

Mali i Zi dërgoi 2,000 mostra për testim në Gjermani, për shkak të mungesës së kapaciteteve të nevojshme që ato të kryheshin në shtet.
Si u shndërrua Mali i Zi, nga vendi “pa koronavirus” në vendin me numrin më të madh të të infektuar për 100,000 banorë në Ballkanin Perëndimor?
Ndihmësi i drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, Senad Begiq, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se besoj që arsyeja kryesore e kësaj është fakti se të gjithë, si shoqëri, u liruan dhe nuk u mbrojtën nga virusi.
“Importi i virusit më nuk mund të shmanget dhe kjo ishte e qartë për të gjithë. Për sa kohë që ekziston kjo sëmundje përkthe dhe për sa kohë që është kudo në botë, nuk ka vende apo territore të mbrojtura apo të sigurta”, tha Begiq.
Siç thotë ai, problemi kryesor qëndron te vetë virusi, pra te karakteristikat e tij, dhe mbi të gjitha në faktin se një numër i madh i personave të infektuar, ata që janë të gatshëm dhe të aftë për të transmetuar infeksionin, nuk kanë simptoma.
“Në kohën kur kemi identifikuar rastet e para, situata në terren ishte e tillë që, falë atij asimptomatizmit, ata përhapën sëmundjen në një numër relativisht të madh të kontakteve dhe gjithçka që po regjistrojmë dhe gjithçka që shohim tani është pasojë e sjelljes dhe ngjarjeve që u zhvilluan disa javë më parë”, thotë ai.
Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Bashkimi Evropian e largoi Malin e Zi nga lista e vendeve të sigurta në të cilat lejohet udhëtimi, për shkak të situatës së keqe epidemiologjike. Siç u njoftua nga Brukseli, ky është një rekomandim që nuk është detyrues për anëtarët e BE-së.
Kur bëhet fjalë për rajonin, izolimi prej 14 ditësh është paraparë për qytetarët malazezë kur hyjnë në Serbi, kurse për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut duhet test negativ për COVID-19. Qytetarët e Malit të Zi mund të hyjnë në Bosnje dhe Hercegovinë pa kufizime. Qytetarët malazezë për të hyrë në Kroaci duhet të tregojnë testin negativ ose ata do të duhet të kalojnë vetizolim të detyrueshëm ose karantinë 14-ditore.
Cikli i parë i sëmundjes COVID-19 në Mal të Zi u shoqërua me masa të rrepta. Të gjitha institucionet arsimore, restorantet, palestrat dhe qendrat tregtare u mbyllën. Qytetarët ishin të kufizuar të dalin nga shtëpitë e tyre, dhe ishte e ndaluar të mblidheshin më shumë se dy persona në rrugë apo të udhëtonin me një makinë.
Transporti me trafik ndërurban u ndalua po ashtu. Shembulli më drastik ishte karantina e Komunës së Tuzit, afër Podgoricës, pasi u zbuluan 15 raste të infeksionit në një ditë.
Cikli i dytë i sëmundjes, megjithëse me një numër shumë më të madh të rasteve, nuk u shoqërua me masa të rrepta. Këto masat përfshijnë mbajtjen e një distancë fizike, maskë në vende të mbyllura brenda (në Podgoricë nga 17 korriku është e detyrueshme mbartja e maskës edhe në vendet të hapura) dhe thirrjet të Organit Kombëtar të Koordinimit për higjienë më të madhe nga qytetarët. Nga ky trup thonë janë hapur vendet e punës “sepse edhe përmes ekonomisë mbrohet shëndeti publik”.
Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe komunale në katër komuna të Malit të Zi, të planifikuar për 30 gusht, është vënë në pikëpyetje