Kryesore

Mali i Zi refuzon respiratorët nga Serbia

Presidenti i Trupit Koordinues Kombëtar të Malit të Zi, Milutin Simoviç, i tha Vuçiqit se ai nuk ka nevojë të shqetësohet për Malin e Zi dhe me këtë refuzoi respiratorët nga shteti i Serbisë, transmeton Ministria Lajmeve.

Ai shtoi se do të ishte mirë që Vuçiq të përqendrojë tërë vëmendjen e tij në mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të Serbisë.

Mali i Zi e kishte akuzuar Serbinë për “rrëmbimin” e tre respiratorëve por një gjë të tillë e mohoi Presidenti i Serbisë Vuçiq, i cili në një konferencë për media kundërshtoi këto akuza duke thënë që:
“Ne nuk i kemi rrëmbyer ndonjë respiratorë askujt, i kemi blerë në treg si një blerës me ndërgjegje”.

Ai tha se Serbia është e gatshme t’i dhurojë tre respiratorë qeverisë malazeze dhe se është e gatshme që menjëherë të dorëzojë një respiratorë në Bijelo Polje me kërkesë të përfaqësuesit serb në Mal të Zi Andrija Mandiq, transmeton Ministria e Lajmeve.