Macron e quan Bosnjën bombë të kurdisur
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron theksoi se shqetësimi më i madh në Ballkan është “kthimi i xhihadistëve” në Bosnje.
Presidenti i Francës e ka quajtur Bosnjën dhe Hercegovinën “bombë të kurdisur” dhe shqetësimin më të madh të Evropës, për atë që siç tha ai “rikthimin e xhihadistëve”.
Anëtari kroat i presidencës së Bosnjës, Zeljko Komisiq, tha se do të thërras ambasadorin e Francës në Sarajevë për një shpjegim për komentet e Macronit gjatë një interviste për revistën The Economist, shkruan Al Jazeera.
I pyetur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për bisedimet në Bashkimin Evropian, Macron tha se asnjëra nga të dyja shtetet nuk është primare në çështjet e Ballkanit.
“Nëse je i shqetësuar për këtë regjion, pyetja e parë nuk është as Maqedonia as Shqipëria, por Bosnja dhe Hercegovina. Është bombë e kurdisur afër një anëtari të BE-së, Kroacisë dhe e cila ballafaqohet me problemin e rikthimit të xhihadistëve”, tha Macron duke iu referuar një grupi të arratisur të luftëtarëve nga shteti islamik i cili mund të rikthehet në Evropë”, ka thënë Macron, transmeton Koha.net.
Një zëdhënës i komunitetit islamik në Bosnje, Muhamed Jusic, i ka përshkruar si skandaloze komentet e Macronit.
“Afër 300 qytetarë të Bosnjës, shumë prej tyre fëmijë dhe gra kanë shkuar në Siri dhe Irak, krahasuar më 1.900 francezë”, ka thënë Jusic.
“Këto ditë, Franca pritet t’i kthejë afër 450 xhihadistë. Unë nuk e shoh si problem më të madh këtë në Bosnje se sa në Francë”, ka thënë ai.