Shqipëri

‘Ma morën djalin…’, reagon babai i Indrit Çelajt që u vra për një kondicioner: Sikur të kisha fuqi nuk dija se ç’mund të bëja, dua drejtësi

Pas ndarjes nga jeta të Indrit Çelajt i cili u plagos më plumb në kokë nga vëllezërit Griseldo Kusi dhe Albano Kusi, ka reaguar edhe babai i viktimës. Batjar Çelaj duke shprehur dhimbjen e tij për humbjen e djalit ka thënë se këtë nuk ia uron askujtë dhe e ka konsideruar si një fatkeqësi që ndodhte.

Më pas babai i viktimës është shprehur se i biri nuk kishte konflikte dhe se ishte një njeri shumë i edukuar që nuk dinte të ofendonte kënd. Në fund Batjar Çelaj thotë se kërkon që drejtësia të bëj punën e saj për vrasjen e të birit.

“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit . Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi. E kam marrë vesh nga gazetat . Cuni është vrarë ne 11 paradite unë e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentat. Cunin e kishte marrë policia. Djali ishte në punë , punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali , ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten . Sikur të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja. Ku do kërkoj drejtësi, kush ma zgjidh mua…” ka thënë ndër të tjera babai i Indrit Çelaj.

Indrit Çelaj, u qëllua me plumb në kokë nga Griseldo dhe Albano Kusi, teksa po punonte në vilën e familjes Kusi, në “Myslym Shyri”