Lajme

Lutfi Haziri sulmon VV: Na thanë Vjosa kryeparlamentare, ne u thamë Vjosa kryeministre

Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij nuk ka pranuar koalicion me Vetëvendosjen pa pasur postin e kryeministrit.

Haziri ka zbuluar se Vetëvendosje i kishte ofruar atyre pozitën e kryetarit të Kuvendit, mirëpo ata nuk e kishin pranuar dhe kanë thënë se ju takon vetëm pozita e kryeministrit për Vjosa Osmanin.

“Na thanë që ‘Vjosa është e mirë me u bo kryetare e Kuvendit’. Ne i thamë ‘jo sepse Vjosa ka me u bo kryeministre’. Na thanë prapë ‘hajt edhe nëse bëhet, lëreni pas të 6-tit të shtyhemi dhe mos po bëhem unë prapë. Ai që na tha, ne i thamë jo”.

Ai ka thënë se kandidatura e LDK-së për kryeministre nuk është ndryshe vetëm për shkak se në garë është një grua.

“Kjo kandidaturë nuk është ndryshe për shkak të gjinisë, është ndryshe edhe për shkak të moshës – është kandidatja më e re. Na thanë ‘jeni parti e vjetër’, por ne e kemi kandidatin më të ri”..