Lajme

Lutfi Haziri: Pas 26 dhjetorit ka ndryshuar situata e negociatave me VV-në

Numri dy i LDK-së Lutfi Haziri, thotë se konstituimi i Kuvendit të Kosovës me zgjedhjen e Glauk Konjufcës Kryeparlamentar, ka krijuar një situatë të re të negociatave me VV-në, për krijimin e qeverisë.

Megjithatë, sipas Hazirit të dy subjektet politike që janë përfshi në negociata tash e tre muaj kanë vullnet për të bashkëqeverisur.

“26 dhjetori ka prodhuar një situatë të re të negociatave. Me vet faktin se me takimin e parë edhe dje edhe sot ne kemi konfirmu vullnetin për arritjen e një marrëveshje të koalicionit, pas konsultimeve me organet e LDK-së. Çështjet e politikave programore dhe harmonizimet tjera nuk janë prekur. Fillimisht ka qenë një zënvedëskryeministra, pastaj z. Kurti ka propozuar dy dhe ne jemi pajtuar”, u shpreh Haziri, në Rubikon të KTV-së.

Haziri, mohoj se LDK ka kërkuar që të ketë numer më të madh të ministrive në qeverinë e re.

“Ne asnjëherë nuk kemi kërkuar më tepër as dje as sot dhe as nesër”, tha Haziri, duke shtuar se ndodhen në rrethana të reja dhe po i trajtojnë çështjet më ndryshe në tavolinën e diskutimit./Gazeta Blic/