Kuvendi emëron Lulzim Selimin Sekretar të Fondit Humanitar në komunën e Preshevës
Para disa javësh Veli Mustafa tashmë ish-Sektretari i Fondit Humanitar të komunës së Preshevës, u zgjodh kryetar i APN’s dega në Preshevë të cilin e emëroi subjekti në fjalë.
Megjithatë, z.Mustafa pasi emërimit të tij në postin e ri të kryetarit të degës së APN’s, gjatë fjalimit të tij në shenjë mirënjohje dhe falënderimi me strukturat e partisë, kishte deklaruar se do të jap dorëheqje në mënyrë vullnetare nga posti paraprak që kishte. Ndërsa sot në mbarvajtjen e seancës komunale të Kuvendit Komunal në Preshevë, njëra ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe kontestimi dhe emërimi i Sekretarit të Fondit Humanitar, si dhe u porpozua Lulzim Selimi ku me shumicë votash u emërua në pozitën e Sekretarit të Fondit Humanitar të komunës së Preshevës.
Kujtojmë se z.Selimi ishte punjonës në administratën komunale të Preshevës.