Daçiç: Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun me Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç tha se Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun si e vetmja rrugë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura, përfshirë edhe çështjen e Kosovës.

“Dua të theksoj edhe një herë se Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun si e vetmja rrugë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura, përfshirë edhe çështjen e Kosovës. Sigurisht, në të gjitha këto duhet të merren të gjitha aspektet, duke pasur parasysh edhe interesat tona kombëtare edhe shtetërore, por edhe për të ardhmen e vendit tonë, si të arrihet një zgjidhje kompromisi me sa më shumë përfitime dhe me sa më pak dëm”, u tha Daçiç gazetarëve, shkruan Euronews Serbia.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Daçiç tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në seancë i ka njoftuar anëtarët e Qeverisë për gjendjen aktuale, pas së cilës do të bëhet një deklaratë zyrtare.