Maqedoni

LSDM-ja dhe BESA lidhin “besën” parazgjedhore!

Kreu i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami e kanë firmosur marrëveshjen për koalicion parazgjedhorë për zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit.

Sipas burimeve brenda dy partive, kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në zgjedhjet e 12 prillit do të jetë bartës i listës zgjedhore në njësinë e gjashtë në të cilën pritet të ketë edhe deputet nga LSDM-ja.

Burimet i thanë TV21 se Lëvizja Besa do të ketë kandidat edhe në zonat tjera në të cilat jetojnë shqiptarë.

Për marrëveshjen mes dy partive, TV21, kishte raportuar javë më parë.