Lajme

LPD për listën e përbashkët, tejkaluam çdo interes partiak për interes të përgjithshëm

Lëvizja e Progresit Demokratik në Bujanoc, marrëveshjen për një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare serbe, të cilat pritet të shpallen njëkohësisht me ato lokale e vlerëson si një investim direkt në ruajtjen e substancës kombëtare.

Poashtu, LPD thonë se kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë subjekt unifukes pokitik në Luginën e Preshevës.

Sipas LPD-së bashkërendimi i gjërave me institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës është jetik për mirëqenien tonë në këtë vend.

Deklarata e LPD-së pa ndërhyrje :

“Si shumë herë të tjera, tejkaluam çdo interes partiak për interesin e përgjithshëm. Kemi qenë e do të vazhdojmë të jemi subjekt politik unifikues.

Lista e përbashkët dhe çdo veprim tjetër i përbashkët, është investim direkt në ruajtjen e substancës kombëtare. Bashkërendimi i gjërave me institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës është jetik për mirëqenien tonë në këtë vend.

Ideali ynë është jeta e mirë e qytetarëve shqiptarë të këtij vendi” thuhet në deklaratën e LPD-së.