Emina “sfidon” të ftohtin duke marrë rreze në Bahamas
Modelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj e ka kaluar ndërrimin e viteve në Bahamas.
Gjatë ditës së sotme ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto ku ka treguar se është duke shijuar plazhin dhe diellin në Bahamas.
Krahas fotos ajo ka shkruar: “Pa filtra në Bahamas (ky shkëmbi ishte shumë i mprehtë dhe kisha mjaft dhimbje për të arritur të realizojë këtë foto) bukuria është dhimbje,”-përfundon modelja në rrjete sociale.