Lojtari i Real Madrid pozitiv me koronavirus, karantinohet i gjithë ekipi
Një lojtar i ekipit të basketbollit të Real Madrid ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kjo ka bërë që i gjithë ekipi spanjoll, madje edhe ai i futbollit të futet në karantinë.
Vendimi për të hyrë në karantinë erdhi në të njëjtën kohë kur La Liga njoftoi se do të pezullojë kamopionatin për të paktën 14 ditë. Ende nuk ka pasur ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit mes futbollistëve të Madridit, por klubi mori vendimin për mbylljen e kompleksit stërvitor Valdebebas.
Lojtarët u dërguan në shtëpi, së bashku me të gjithë stafin që punojnë në Valdebebas, dhe qendra u mbyll plotësisht. Familjarët e anëtarëve të stafit gjithashtu u kontaktuan dhe u thanë që të kthehen në shtëpi nga vendet e tyre të punës.
Kujtojmë që UEFA ka konfirmuar shtyrjen e ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Real Madrid.