Sporti

Liverpooli ngec prapa, nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Evertonit

Evertoni ka arrit të ndal Liverpoolin në Ligën Premier me rezultat 0-0 në Goodison Park.

Reds ishin më të mirë, por nuk e treguan konkret para portës kundërshtare, gjithsesi edhe vendasit ishin të vendosur mirë në fazën mbrojtëse.

Gylfi Sigurdsson (10′) ishte i pari që provojë golin, por gjuajta e tij u bllokua nga mbrojta.

Mohamed Salah gjatë një momenti të derbit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 29-të Mohamed Salah testoi portierin kundërshtar, por Jordan Pickford nuk u befasua dhe me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë.

Ishte Dominic Calvert-Lewis që tentoi golin në minutën e 52-të, ndërsa Reds iu përgjigjën me Fabinhon (69′), braziliani lëshoi një rast të artë nga afërsia.

Në minutat e mbetur skuadra e Jurgen Klopp kërkoi më shumë golin, por nuk kishte ndonjë rast serioz.

Fabinho dhe Cenk Tosun gjatë një dueli (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Pas barazimit në derbin lokal Liverpooli renditet në vendin e dytë në Ligën Premier me 70 pikë, një më pak se lideri Manchester City. Ndërsa në anën tjetër Evertoni vazhdon në vendin e dhjetë me 37 pikë.

Në xhiron e radhës Reds luajnë ndaj Burnleyt, kurse Blutë kundër Newscastles.