Liverpooli mposht Chelsean për të mos e lëshuar kreun
Liverpooli ka mposhtur 2 me 0 Chelsean në xhiron e 34-të për të mos e lëshuar kreun e tabelës në Premier Ligë.
Sadio Mane dhe Mohamed Salah shënuan golat në minutat 51 dhe 53 për fitoren e 26-të të “Të Kuqve” këtë edicion.
Liverpooli prin me 85 pikë në tabelë, dy më shumë se Manchester City që ka një takim më pak të zhvilluar.
Pas një mungese të gjatë, ylli shqiptar Xherdan Shaqiri u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes duke zëvendësuar Mohamed Salahun.