Kryesore

Lista Srpska i reagon KFOR’it: Pse ushtarët e Shqipërisë në veri të Kosovës

Lista Serbe sot e ka pyetur komandantin e KFOR-it “prej nga ushtarët e Shqipërisë nëpër rrugë të qyteteve serbe në veri, kur dihet mirë se Ushtria e Shqipërisë nuk është pjesë e misionit të KFOR-it”.

Lista Serbe ka kumtuar se “pas paralajmërimit të ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, një sërë ngjarjes në veri të Kosovës kanë shkaktuar shqetësim të serbëve”, dhe ka bërë pyetje për komandantin e KFOR-it a ka informata për incidentet eventuale në veri të Kosovës.

“Shkrimi i graftëve me lavdërim të Shqipërisë së Madhe dhe UÇK-ës, provokimi dhe shëtitja e pjesëtarëve të Ushtrisë së Shqipërisë në qendër të Mitrovicës kanë shkaktuar brengosje te qytetarët, sidomos pas kumtesës së ambasadës britanike tregon një qëndrim stereotip, pothuajse damkosje të 50.000 serbëve në veri të Kosovës”, shkruan në kumtesën e Listës Serbe.

Lista Serbe thotë se për shkak të gjithë këtyre pretendimeve e ka pyetur komandantin e KFOR-it se a disponon me informata mbi incidentet në veri të Kosovës, në ato për të cilat po paralajmërojnë britanikët dhe gjermanët, por edhe “prej nga ushtarët shqiptarë nëpër rrugë të qyteteve serbe në veri, kur dihet se Ushtria e Shqipërisë nuk është pjesë e misionit të KFOR-it”.