Lista Serbe: Do ta rrëzojmë Qeverinë e Kosovës nëse opozita i siguron 51 vota
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e Listes Serbe, Igor Simic ka thënë se Lista Serbe është e gatshme të votojë rrëzimin e Qeverisë Haradinaj nëse opozita i siguron 51 vota, transmeton Ministrialajmeve.
Simic për televizionin serb “Tv Pink” ka thënë se në kuvend të kosovës do të kthehen në momentin që opozita e Kuvendit i mbledh 51 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë.
“Nuk kemi marrë pjesë për shkak se kemi dashur të jemi me popullin tonë dhe nuk kemi dashur që me praninë tonë t’i japim legjitimitet pasi që ata e krijuan Ushtrinë me 107 vota. Ç’aktrim do të bënim me 9 për qind, përkatësisht me 10 vota? Në Kuvend do të shkojmë në momentin që opozita e Kuvendit i mbledh 51 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë