Lajme

Lista e bazave ushtarake të SHBA-ve në Evropë

SHBA-të kanë prezencë të theksuar ushtarake në Evropë. Nga 31 bazat kryesore në Evropë, SHBA operon Kampin Bondstill në Kosovë – të vetmin në regjion. Bazat e tilla ushtarake përveç mbrojtjes së interesave të SHBA-ve janë edhe mjet për të siguruar kontrollin mbi territorin (zonat e influencës).

Në të njejtën kohë kemi shtim të prezencës ushtarake, ekonomike dhe politike të Rusisë në Serbi dhe rrjedhimisht në regjion. Ky zgjerim i prezencës së Rusisë në Ballkan, sipas The Heritage Foundation është në kundërshtim me interesat vital të SHBA-ve.

Atëherë, shtrohet pyetja logjike sa është reale të pritet tërheqja ushtarake e SHBA-ve nga Kosova që do t’i mundësonte drejtëpërdrejtë Rusisë të zgjeroj shtrirjen e ndikimit të saj dhe të cenoj interesat e SHBA-ve dhe shteteve evropiane në regjion?