Lajme

Lirohet edhe një tjetër serb i arrestuar për sulm ndaj gazetarëve në veri

Urosh Vukashinoviq, i cili u arrestua një muaj më parë në Leposaviq nën dyshimet për sulm ndaj gazetarëve, sot do të lirohet nga paraburgimi me kusht, ka konfirmuar për KoSSev avokati i tij ligjor, Nebojsha Vlajiq.

“Po, U.V. do të lirohet me kusht sot. Aktualisht jemi duke i zgjidhur dokumentet lidhur me këtë dhe ai do të lirohet gjatë ditës”, tha Vlajiq.

Në mbrojtje të U.V. dolën publikisht edhe kolegët e tij. Në atë kohë ata theksuan se ishin të befasuar me arrestimin e tij, pasi U.V. ai nuk është një person që “ekspozohej publikisht, dhe që nuk shkoi në turmë apo nuk nxitonte në sulme dhe lëvizje të nxituara”.

Kujtojmë, po ashtu me kusht, të premten dhe dy ditë më parë u liruan edhe dy serbët e mbetur të akuzuar nga autoritetet kosovare për sulme ndaj ekipeve mediale.

U.V. është edhe serbi i katërt nga tetë të arrestuarit gjatë këtyre dy muajve – i cili la paraburgimin me kusht.