Lajme

Lirimi i Tomor Morinës çështje ditësh

Sipas avokatit Naser Raufi gjatë këtyre ditëve pritet vendimi pozitiv i Gjykatës së Lartë për ish ish ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina.

Raufi për Telegrafi Maqedoni tha se vendimi pritet të jetë pozitiv dhe Gjykata e Lartë për dy deri tre ditë duhet  të lirojë Tomor Morinën nga burgu i Shkupit.

“Pritet që vendimin e lirimit ta vërtetojë Gjykata e Lartë.

Janë formalitete që duhet të bëhen para sjelljes së vendimit për lirimin e Tomor Morinës. Sipas përvojës, kjo mund të zgjas dy deri tre ditë” tha avokati i Morinës, Naser Raufi.Ndryshe, nga 25 korriku Tomor Morina është i paraburgosur në Maqedoni me fletarrest të INTERPOLI-it që e ka dërguar Serbia për krime ndaj popullatës civile gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Tomor Morina përveç shtetësisë së Kosovës është shtetas i Britanisë së Madhe.