Lajme

Limaj: Vuçiq po e luan lojën e Titos së vogël edhe me lindjen dhe perëndimin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, thotë se temat e mëdha nuk mund të shtyhen pa një konsensus të gjërë. Ai ka thënë se në rrethanat në të cilat po kalon vendi është, Kosovës i duhet një qeveri stabile me një konsensus të gjërë.

“Çfarë kuptimi ka nëse vendi është keq dhe qëndrojmë indifirent. Qysh më ju gëzu humbjes së Hotit, sepse ashtu humbë vendi jo ai personalisht. Është momenti me reflektu dhe besoj në njëfar filozofie poliike dhe në momente kritike që ne të gjithë bashkë sikur në të kaluarën me na nxjerrë më të fortë”, ka thënë ndër të tjera Limaj në Kanal10.


Më tutje ai thotë se Kosova nuk guxon të rreshqasë në dialog teknik. Ai thotë se shihet qartë loja e Serbisë për të na kthy në 2011 dhe me ikë nga tema për njohje.

“Kosova nuk guxon ta humbë hapin dhe ne po ulemi për njohje. Në këtë drejtim do ta ketë mbështetjen tonë kryeministri.

Kosova duhet jetë pjesë e tavolines dhe në Ëashington mund të themi qëndrojmë sa kohëj të duhet por të caktohet një kohë me kusht që Serbia të jap zotimin për njohje”, ka shtuar Limaj. Kreu i Nismës thotë se dyshon që Vuciq mund ta njohë Kosovën, dhe ai po luan lojën e Titos së vogël edhe me lindjen edhe perëndimin.