Limaj për dialogun: Thaçi duhet ofrojë dokumentet, ne s’jemi polici t’i kontrollojmë zyrën atij
Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës, njëkohësisht kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se taksa edhe mund të hiqet për t’i dhënë mundësi dialogut.
Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka theksuar se ka ardhur në një moment kur duhet të shihet nëse kanë pushuar arsyet e vendosjes së taksës.
“Serbia ka dhënë disa sinjale, dhe ka bërë disa lëshime. Ka sinjale se është e interesuar për të ndërtuar një marrëveshje që të zgjidhet ky problem”.
Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës ka thënë se pezullimi i taksës duhet të bëhet me marrëveshje.
“Po futemi në dialog, të krijojmë një klimë dhe t’i japim një mundësi dialogut nga dyja vendet…Serbia e ka marrë mesazhin. Nuk ka më mallra me “Kosovo Metohija” të futen në Kosovë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Limaj ka thënë se Kosova ka mundur shumë kushte t’i vendos Serbisë por tani nuk po kërkon me Serbia futjen në dialog por partnerët tanë ndërkombëtarë.
“Taksa nuk hiqet vetvetiu. Duhet pushuar arsyet pse është vendosur taksa”.
Kryetari i NISMA Socialdemokrate ka thënë është i bindur se miqtë ndërkombëtar nuk duan që Kosova të nëpërkëmbët.
“Jam i sigurt që këtu punohet në shumë drejtime që të dyja palët të gjejnë mundësinë t’i japin shansin dialogut, deklaroi ndër të tjera Fatmir Limaj