Lajme

Limaj: Kosova gati për dialog, bisedimet përfundojnë me njohje nga Serbia

Limaj: Kosova gati për dialog, bisedimet përfundojnë me njohje nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në një takim kryetarin e Lëvizjes Besa në Maqedoninë Veriore, Bilall Kasami, i shoqëruar me bashkëpunëtorë.
Limaj e ka uruar Kasamin për miratimin e ndryshimeve kushtetuese të cilat mundësuan ndryshimin e emrit të shtetit.

Ai ka vlerësuar lart kontributin e Lëvizjes Besa dhe të partive shqiptare në miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Limaj ka thëne se deputetët e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, me votën e tyre pro marrëveshjes se Prespës për ndryshimin e emrit, zgjodhën rrugën e integrimeve evropiane.

“Është bërë një hap i madh me miratimin e këtyre ndryshimeve. Vlerësoj se kjo i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë ndër tjerash Limaj.

Limaj ka porositur Kasamin që të bashkëpunojnë me partitë shqiptare, në mënyrë që të jenë faktor i rëndësishëm në Maqedoninë Veriore.

Nga ana tjetër, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka thënë se Maqedonia Veriore e ka mbyllur një çështje shumë të rëndësishme