Liburn Aliu: znj Sinani Meqë qenka kaq kollaj bashkimi i Kosovës Lindore me Republikën e Kosovës pse nuk po e bëni?
Deputeti i Levizjes Vetvendosje nga Presheva Liburn Aliu , ka reaguar pas deklarates te Ardita Sinanit, e cila mbreme gjate nje interviste ne TV dugagjini, deklaroi se presidenti Thaci ka ndejshmeri per Luginen e Presheves, e ndersa kryetari i VV-se Albin Kurti nuk brengoset per Luginasit.
Ky eshte postomi i Aliut:
Znj. Ardita,
Meqë qenka kaq kollaj bashkimi i Kosovës Lindore me Republikën e Kosovës pse nuk po e bëni? Thaçi e ka takuar shpesh Vuçiqin. Edhe Rama. Edhe ju mund ta takoni. Pse nuk po e bëni bashkimin kur qenka kaq e thjeshtë? Shqiptarët kanë bërë edhe luftë me UÇPMB-në e nuk kanë realizuar as të drejtat themelore. E tash, Thaçi do t’ia bashkojë tri komunat Kosovës me konferenca shtypi?! As fëmijët nuk i besojnë tamam përrallat, andaj është absurde ta besoni përrallën e Thaçit, i cili në dialogun gjashtëvjeçar 2011-2017 në Bruksel asnjëherë s’e zuri në gojë çështjen e PMB.