FutbollSporti

Levandovski më i miri, lë pas Mesin dhe Ronaldon

Robert Levandovski është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2020. “Topi i Artë” mungonte këtë sezon, por polaku fitoi çmimin “The Best” të akorduar nga FIFA.

Sulmuesi i Bajern Munihut e fitoi këtë çmim për herë të parë në karrierë, duke lënë pas vetes Leo Mesin dhe Kristiano Ronaldon. Të dy ishin finalistë, por nuk fituan.

Një çmim i merituar nga lojtari i Bajernit që ka kaluar një supersezon dhe ka fituar gjithçka në këtë edicion futbollistik.