LajmeTë fundit

Letër Mogherinit: Lugina e Preshevës të përfshihet në dialog

Kryetari i Këshillit kombëtar të shqiptarëve Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe deputeti në Kuvendin e Serbisë nga kjo komunë Fatmir Hasani i kanë drejtuar një iniciativë që Liugina e Preshevës të përfshihet në fazën përfundimtare të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, trasnmeton Ministria Lajmeve


Ata letra me një iniciativë të tillë i kanë dërguar përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme e siguri Federica Mogherini, kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, koordinatorëve të delgeacionit shtëror të Kosovës Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj.

Në letra thuhet se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës e Serbisë “paraqet mundësi që të zgjidhen problemet vitale për shqiptarët nga Presheva, Bujanoci e Menvegja”.

“Prandaj, ne, përfaqësuesit legjitimë të institucioneve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, kërkojmë përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në procesin e kësaj faze të dialogut me qëllim të arritjes së marrëveshjes së obligueshme ndërkombëtare”, thuhet në shkresë, transmeton N1.

Vlerësohet se “përfshirja dhe drejtimi i çështjes së Preshevës në këtë fazë të dialogut paraqet nevojë për paqe afatgjatë mes popujve në Ballkanin Perëndimor”.