FutbollSporti

Lëndim horror për ish-yllin e Barcelonës – lojtarët të tmerruar kapin kokën

Ish-mesfushori i Barcelonës, Andre Gomes, ka pësuar lëndim të tmerrshëm në takimin Everton – Tottenham.

Mesfushori 26-vjeçar i Evertonit pësoi thyerje të rëndë të këmbës në takimin e Premierligës që po zhvillohej në ‘Goodison Park’.

Lëndimi shkaktoi shqetësime të mëdha edhe te futbollistët e në veçanti te Heung-min Son i Tottenhamit, që shpëtheu në të qara.

Ishte Son ai që e shkaktoi lëndimin e rëndë pas ndërhyrjes së tmerrshme, ndërsa gjyqtari Martin Atkinson e ndëshkoi direkt me të kuq.

Regjia angleze nuk ka shfaqur pamje të përsëritura apo të ngadalësuara të lëndimit