FutbollLajmeSporti

Milan vëzhgon lojtarin kosovarë, Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova po vëzhgohet nga Milan. Sportmediaset njofton interesimin e skuadrës së njohur italiane për talentin nga Kosova. 19-vjeçari i cili aktivizohet si mesfushor te Genk mund të ketë një të ardhme në Serie A madje e cilësojnë si Messi i Kosovës.

Sportmediaset thotë se drejtori sportiv i Milan, Leonardo mund ta veshe kuq e zi futbollistin, pasi vlerësimi për të është pozitiv.

Kartoni i Edon Zhegrovës sipas faqes së specializuar për merkaton Transfermarket është 1.5 milionë Euro, ndërsa ai është i lidhur me Genk deri në qershor të 2020.

Zhegrova i cili shënoi edhe në miqësoren mes Kosovës dhe Shqipërisë e zhvilluar vitin e kaluar kërkohej nga Christian Panuçi, por zgjodhi në fund ftesën e Bernard Challandes që të përfaqësonte dardanët.