Kryesore

Lema Xhema i’a përplasë fytyrës, serbëve të gjitha problemet e shqiptarëve në Medvegjë – kërkon zgjidhje të menjëhershme

Pas deklaratave të shumta të kryetarit të Komunës së Medvegjës që “nuk ka ndëgjuar” shqiptarë që dëshiron bashkimin e Medvegjës me Republikën e Kosoves, kanë reaguar shqiptarët kësaj komunae, ndër ta edhe ish ndihmës kryetarja e Komunës së Medvegjës, Leme Xhema, duke deklaruar se “nuk është faji i shqiptarëve të Medvegjës që kryetari nuk ka ndëgjuar për vullnetin e shqiptarëve të kesaj komune për bashkimin me Kosovë.”
Ndër të tjerat Leme Xhema theksoi se: “Shqiptarët si pakicë kombëtare normalisht që mundohen çdo here të kenë të drejta më të mëdha dhe kjo është e lejuar me ligj. Shqiptarët e Medvegjës kanë marrë pjese gjithashtu ne Referendumin e vitit 1992 së bashku me Preshevën e Bujanocin, ku janë deklaruar kjartë që duan bashkimin me Republikën e Kosoves. Ky është fakti që ne, nuk mund t’a mohojmë dhe Serbia ka qenë në dijeni për ketë. Mua më duhet të ju përkujtoj se në Medvegjë në vitet e ’70 kanë jetuar rreth 8.000 shqiptarë, 3500-4000 prej tyre janë shpërngulur në Kosovë e disa të tjerë në diasporë (Gjermani, Zvicër e Amerikë). Ata të gjithë kanë ndikim dhe njohuri mbi të gjitha që ndodhin mbi shqiptarët pakicë në ketë komunë. Ajo që këta shqiptarë i brengos më së shumti është që kemi problem të madh me pasivizimin e adresave. Pasivizimin e adresave të shqiptarëve që kanë jetuar këtu, kanë çertifikatën e lindjes këtu. Ne kemi disa shifra të pasivizimit të adresave që janë alarmante. Për kete problem ne kemi informuar edhe qeverinë në Beograd, kemi pasur dhe kemi ende bisedime. Ky problem ka qenë i prezentuar edhe në Bruksel e Washinton, ashtu që ne shqiptaret e Luginës deshirojmë të jemi pjesë e të gjitha bisedimeve ne Bruksel për të qene i zgjidhur, problemi i adresave i qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës. Ky është problemi thelbësor, që po zgjatë qe sa kohë.
Problemi i dytë është mos-njohja e diplomave. Ne, në Medvegjë kemi njerëz që punojnë e qe janë te diplomuar, e me magjistratur etj. Por, atyre diplomat nuk ju njihen dhe ata normalisht nuk mund të kene një kontratë punë të më tutjeshme. Kjo paraqet një problem të madh gjithashtu.
Problemi i tretë e që gjithashtu është shumë i rendësishëm është papunësia e shqiptarëve në institucionet publike. Shembull; në elektro-distribucion nuk është i punësuar asnjë shqiptarë kurse kemi 9-10 fshatra shqiptare që paguajnë rrymën, gjithashtu në poste nuk është i punësuar asnjë shqiptarë. Mendoj se duhet të kemi mirekuptim dhe te degjojmë zërin e të tjerëve.
Problemet ekonomike janë gjithashtu të mëdha për të dy palët, por normalisht ne si pakicë i vërejmë më shumë dhe ato dita-ditës po bëhen më të forta. Ne, në diasporë kemi dy shoqata humanitare të cilat po mundohen të bëjnë atë që munden për shqiptarët këtu, një prej njerëzve tjerë nga Medvegja është zotri Salihu i cili hapi fabrikën në Medvegje e cila fillimisht do ketë 50 punëtorë dhe numri do të shkoj deri në 300 punëtorë. Ai shpesh ka theksuar se ka probleme me paragjykimet që i bëhen duke i thënë, se ai do të punësojë vetem punetorë shqiptarë, dhe unë ju lus të shkoni t’a shihni strukturën e punëtorëve dhe të bindeni vetë. E kisha cak dhe kishte rëndësi që t’iu prezentoj të gjitha këto për t’iu treguar që shqiptarët janë pjesë përbërëse e këtij mjedisi.
Ne gjithashtu kemi probleme me tekstet në gjuhën shqipe, ne kemi të drejtë si pakicë nacionale që në gjuhen tone të kemi tekstet mësimore dhe shpresoj që ky problem do të zgjidhet njëherë e pergjithmon sepse ne kemi fëmijë që vijojne mësimin por që nuk i posedojnë librat.
Shpresoj që gjendja e shqiptarëve në Medvegjë do të përmisohet, që ne, mos të ndjejmë veten si qytetarë të rendit të dyte.
Së pari duhet të bëjmë më shumë që të parandalojmë shpërnguljet nga Medvegja, sepse nëse kjo ndodh, atëhere ne nuk kemi pse të flasim per te gjitha keto probleme.” – ka rrëfyer Leme Xhema për mediumin Jugmedia nga Leskoci.

Kujtojmë se, për herë të parë pas vitit 2002, në Medvegjë, janë jashtë pëbërjes qeverisëse dhe aktualisht kanë vetëm 3 këshilltarë në Asamblenë komunale të Medvegjës./LironaZuka/