Bota

Le Pen shpallet fajtore, i ndalohet të kandidojë për poste publike

Gjykata në Paris ka njoftuar se Marine Le Pen do të ndalohet të kandidojë për poste publike. Vendimi është me efekt të menjëhershëm.

Le Pen e ekstremit të djathtë në Francë është shpallur të hënën fajtore për përvetësim të fondeve të Parlamentit Evropiane, për të financuar partinë e saj “Tubimi Kombëtar”.

Gjykata pritet të japë edhe detaje të tjera lidhur me dënimin ndaj saj dhe tetë deputetëve të partisë “Tubimi Kombëtar” që janë shpallur fajtorë bashkë me të.