LDK i jep “goditjen” Vetëvendosjes: Shkak posti i presidentit
Anëtarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se LDK-në s’mund ta kushtëzojë askush që mos ta propozojë Presidentin.
Ajo thotë se propagandën dhe luftën speciale duhet ta ndalë Vetëvendosje nëse njëmend ka vendosur të ndërtojë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“LDK po punon për ndërtimin e një Qeverie që do të ofrojë zgjidhje për secilin problem të qytetarëve. E jo Qeveri e cila rrëzohet pas një viti. Qeveri e cila nuk e përfundon mandatin”, ka thënë ajo.
Bajrami e ka quajtur të papranueshëm kushtëzimin e Vetëvendosjes që të mos e pranojë presidentin e propozuar nga LDK-ja.
“T’i lëmë deklaratat e të merremi vesh para se të prishet çdo urë bashkëpunimi. Kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojmë Presidentin nga LDK-ja është i papranueshëm. Kushtëzime të tilla s’mund të vendosin partitë që s’kanë fituar 51 për qind të votave”, ka thënë ajo.