Lajmërohet Bujar Bukoshi: Tregon planin për vrasjen e Ibrahim Rugovës e Fehmi Aganit
Deputeti Milaim Zeka, ditë më parë hodhi disa akuza të rënda në drejtim të ish kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, duke thënë se ai kërkoi vrasjen e Ibrahim Rugovës e Fehmi Aganit.
Deputeti Zeka madje këtë kërkesë tha se ia bëri vëllait të Shaip Mujës, ish-aktivistit të ilegales, Shaban Muja.
Por, vet Bukoshi pati një përgjigje të shkurtër kur u pyet për akuzat e Milaim Zekës, lidhur me planin për vrasjen e ish presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Fehmi Agani.
Ndërsa, përgjigje edhe më të shkurtë pati për deklaratat e Shaban Mujës.
“S’kam me to kurgjo, s’kam pas punë”, deklaroi Bujar Bukoshi.
Deklaratën e Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka për Bujar Bukoshin mund ta dëgjoni të plotë nga minuta 33 e intervistës së tij në Konak me Kosovë Gjocin./