Bota

Lajme të mira, 19,400 persona të shëruar në Zvicër, lehtësime të masave

Deri më tani është bërë testimi i 227,554 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Zvicër.

Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur, statistikat e fundit tregojnë se 19,400 persona tani më janë shëruar plotësisht në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Sipas autoriteteve shëndetësore zvicerane thuhet se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, çdo ditë e më shumë po rritet dukshëm numri i sherimeve, shkruajnë mediat zvicerane.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, ku deri më tani mbi 19.400 persona kanë arritur të shërohen në Zvicër nga koronavirusi.

Duke marrë parasysh se numri i të prekurve po zvoglohet çdo herë e më shumë, Zvicra ka vendosur së fundi të lehtesoje masat me 3 hapa:

Faza e parë nga 27 prilli 2020 (spitalet mund të kryejnë përsëri të gjitha ndërhyrjet si dhe praktikat mjekësore ambulatore, mund të rifillojnë punën e tyre normale dhe të kryejnë të gjitha trajtimet dhe operacionet. (perfshin stomatologji, fizioterapi dhe masazh mjekëso). Floktoret, dyqanet e specializuara për pajisjet e ndërtimtarisë dhe ata për kopshtari, si dhe kopshtaritë dhe dyqanet e luleve gjithashtu do të hapen.

Faza e dytë nga 11 maji 2020 (Nëse situata e lejon, shkollat e detyrueshme (kopshti, shkollat fillore dhe ato të shkallës sekondare), si dhe dyqanet dhe tregjet duhet të rihapen më 11 maj 2020.

Faza e tretë nga 8 qershori 2020 (Të gjitha shkollat e mesme, shkollat profesionale dhe shkollat e larta pritet të rihapen. Njëkohësisht, qendrat argëtuese dhe të kohës së lirë si muzetë, bibliotekat, kopshtet botanike dhe zoologjike parashikohen të rihapen, dhe ndalimi i takimeve të qetësohet. /albinfo.ch.