Lajm pozitiv nga Evropa, izolimi drejt fundit: Italia, Polonia dhe Hungaria nga nesër i hapin parqet dhe restoranet
Janë duke u bërë përgatitjet e fundit, që në Evropë të bëhet një hapje e kujdesshme dhe të përfundojnë masat izoluese kundër koronavirusit, pasi duket se shkalla e pandemisë është duke rënë.
Spanjollët i kanë mbushur dje rrugët, ku dolën të vraponin dhe të ngitnin biçikletat, pas mbylljes prej 48 ditëve.
Ndërkaq, Italia ka marrë masa që nga nesër t’i lehtësojë gradualisht masat.
Më shumë se 242,000 njerëz kanë vdekur dhe 3.5 milionë janë infektuar në të gjithë botën nga virusi pandemik, i cili ka lënë gjysmën e njerëzimit nën një formë bllokimi dhe e shtyu ekonominë globale drejt rënies së saj më të keqe që nga Depresioni i Madh.
Disa pjesë të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara kanë filluar të heqin kufizimet, në përpjekje vazhdohet jeta normale dhe të përmirësohet ekonomia e gjymtë.
Pas një bllokimi dy-mujor, në Itali që nga nesër njerëzit do të lejohen të shëtisin nëpër parqe dhe të vizitojnë të afërmit, derisa ushqimet e përgatitura në restaurante do t’i marrin në shërbimin “takeaway”.
Në Hungari, disa dyqane dhe muze, hapësira gjelbëruese, restorante dhe hotele, plazhe dhe banja do të rihapen nga e nesër.
Gjermania gjithashtu do të vazhdojë lehtësimet në fillim të javës, derisa shkollat në disa zona pritet të rihapen gjatë javës që vjen.