Lajm i mirë për gjykatën për kundërvajtje në Preshevë, rritet numri i gjykatësve
Pas kërkesave të njëpasnjëshme për rritjen e numrit të gjykatësve në Gjykatën për Kundërvajtje Preshevë nga ana e kryetarit të saj z. Burhan Shaipi, Këshilli i Lartë i Drejtësisë i Serbisë ka marrë vendim që të rritet numri i gjykatësve në këtë gjykatë nga 3 siç ishin deri tani në 5 gjykatës.
Ky është një lajm i mirë për kuadrot shqiptare që presin me vite të emrohen gjykatës në gjykatat e Preshevës, Bujanocit ose Vranjës.
Se kur do të hapet konkursi për 2 gjykatës të rinj dhe a do të pranohen kuadro shqiptare mbetet të shifet.