TOP STORIES

LAJM I MADH/ Ministri I Albin Kurtit,Mehaj Ia “Palon”Keq Vuciqit: Ushtria Jonë Po Vazhdon Të Furnizohet Me Armatim Dhe Paisje Moderne

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka kujtuar dëbimin me dhunë të shqiptarëve të Kosovës nga forcat paramilitare serbe, 23 vjet më parë.Mehaj ka thënë se Kosova tash është më e fortë politikisht e ushtarakisht.Ai ka thënë se ushtria e Kosovës është furnizuar dhe vazhdon të furnizohet me armatim dhe pajisje moderne.

“Gjatë Iuftës së vitit 1998-1999 i dolëm në ballë armlkut me ato mundësi e mjete që kishim, falë edhe ndihmës së jashtëzakonshme të SHBA-së. Sot 23 vite pas, Republika e Kosovës është më e fortë politikisht e ushtarakisht. Ushtria jonë është furnizuar e vazhdon të furnizohet me armatim dhe pajisje moderne. Vendi ynë është i sigurt falë ushtrisë sonë dhe aletëve tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Mehaj.

Ai tutje ka shtuar se forcimi i ushtrisë së Kosovës, është garanca kryesore e sigurisë dhe stabilitetit në vend e në rajon.“Investimi në ushtri është obligim i yni të cilin do ta përmbushim me çdo kusht. Forcimi dhe pajisja e ushtrisë sonë, është garanca kryesore e sigurisë dhe stabilitetit në vend e në rajon. Ne kurrë nuk do të lejojmë më që populli ynë të përjetojë krimet, dëbimet, masakrat, dhunën, terrorin e gjenocidin që e kishte përjetuar gjatë luftës 1998-1999”, ka shkruar Mehaj në Facebook.